Manchester United është duke u interesuar për mbrojtësin brazilian të Juventusit,
Alex Sandro, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët kryesor të skuadrës së Maxmiliano Allegrit.
“The Daily Record”, raporton se trajneri portugez Jose Mourinho, është i interesuar të blej mbrojtës të krahut të majtë, transmeton arbresh.info.
Sandro gjatë tërë afatit kalimtar të verës që shkoi ishte synim i Chelseat, por Zonja e Vjetër i rezistoi çdo oferte nga gjiganti anglez.
Mourinho dëshiron ta transferojë Sandron, pasi e sheh si zëvendësues të anglezit, Luke Shaw, i cili pritet të largohet nga Old Trafford.
Manchester United nesër do të zhvillojë derbin e qytetit me Manchester City. /arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek