Manchester United është duke menduar transferimin e mesfushorit brazilian, Fred, që është pjesë e Shakhtar Donestk.
Gjiganti anglez e përfundoi sezonin pa trofe dhe në pozitën e dytë që garanton futbollin e Ligës së Kampionëve, mirëpo tifozët dhe drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me këto rezultate.
Dallimi në pikë ndërmjet pozitës së parë dhe të dytës është 19 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në elitën e futbollit anglez.
Sipas mediave angleze, Jose Mourinho e dëshiron brazilianin, Fred, për sezonin re ardhshëm, transmeton arbresh.info.
Fred gjatë këtij viti ishte shumë afër transferimit te Manchester City, por tashmë City është duke menduar për Jorginho, të Napolit.
25 vjeçarë ditë më para ka deklaruar se është i fokusuar në kombëtaren e Brazilit për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, që do të zhvillohet këtë verë dhe se për të ardhmen tij do të vendos pas përfundimit të botërorit.
Megjithatë, mediat angleze raportojnë se United dëshiron që ky transferim të ndodhë para kampionatit botëror, pasi skuadra si PSG, Juventus dhe Chelsea mund të futen në garë për shërbimet e tij.
Trajneri portugez është në kërkim të një mesfushori qëndror, pas pensionimit të anglezit, Miachel Carrick në fund të këtij sezoni.
Mourinho i ka kërkuar bordit të klubit që të transferojnë një dy mbrojtës të krahut, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. /arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...