Gjiganti anglez, Manchester United është lidhur me një lëvizje shokuese për sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.
Reprezentuesi i Argjentinës pritet të bashkohet me Real Madridin muajin e ardhshëm, me burimet spanjolle që këmbëngulin që testet mjekësore në Madrid janë planifikuar për javën e ardhshme.
Sipas mediave spanjolle ky transferim është përmendur të bëhet për një tarifë prej 90-100 milionë eurosh.
Megjithatë, mediumi spanjoll Don Balon raporton se Unitedi është në kontakt me ndërmjetësit e Interit për një marrëveshje me vlerë plot 140 milionë eurosh.
Djajtë e Kuq gjithashtu thuhet se do të paguajnë kushtet e Icardit po aq sa të Paul Pogbas.
Agjenti dhe gruaja e Icardit, Wanda Nara, u nxitën të flasin për një lëvizje në Madrid javën e kaluar, por ajo moho diçka të tillë
“Nuk di asgjë për Real Madridin, kështu që unë nuk do të them as jo dhe as nuk do të them po”.
“Ne gjithmonë shpresojmë të qëndrojmë në Inter, kjo varet nga klubi”.
“Nëse do të ishte për Mauron, ai do të qëndronte në Inter për gjithë jetën, por pastaj ka gjëra të tjera që nuk mund të dimë”, ka thënë Wanda.
Mediumi spanjoll sugjeron se skuadra nga Old Trafford po hedhin themelet për të nënshkruar me Icardi verën e ardhshme dhe jo në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...