Jose Mourinho dëshiron të transferoj uellsianin Gareth Bale dhe Antoine Greizmann për 136 milionë funte.
Trajneri i djajve të kuq, Jose Mourinho e dëshiron uellsianin edhe pse ai është duke pasur probleme me lëndime të shumta. Po ashtu United ka ri-hapur bisedimet me Atletico Madrid për ta transferuar francezin Antoine Greizmann, transmeton arbresh.info.
Bale momentalisht është i lënduar. Ylli uellsian ka humbur 40 përqind të ndeshjeve me Realin që nga kalimi i tij në vitin 2013, nga lëndime të ndryshme.
Por, ky fakt nuk do të ndikoj te drejtuesit e klubit anglez dhe tashmë janë duke përgatitur një ofertë për ta kthyer 28 vjeçarin në Premierligë.
United kishte ofruar 86 milionë funte në vitin 2013 por në fund Bale kishte zgjedhur Real Madridin.
Bale ka fituar tri Liga të Kampionëve me ‘los blancos’ dhe një La Liga.
Mourinho në 18 muajt e fundit ka shpenzuar 300 milionë funte në transferime dhe raportohet se ai e dëshiron edhe francezin Antoine Greizmann.
Sipas The Sun, përfaqësuesit e United dhe të francezit janë takuar gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Greizmann ishte shumë afër transferimit në Old Trafford verën e kaluar por në fund kishte vendosur të vazhdoj me klubin spanjoll.
26 vjeçari ka kontratë me klubin madrilen deri në fund të vitit 2021 por Mourinho e ka bërë synim kryesor dhe ka dhënë dritën e gjelbërt për të tentuar përsëri transferimin e tij. /arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja