Manchester United tërhiqet nga bisedimet për rinovimin e kontratës me Pogban

17:24 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të quhet e përfunduar tashmë, pasi vetë klubi anglez ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet për rinovimin dhe ta lërë futbollistin të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Në vlerësimin e ‘Djajve të Kuq’, 28-vjeçari nuk e arsyeton pagën e lartë që merr dhe pikërisht për këtë arsye është vendosur që të mos i bëhet një ofertë tjetër për rinovim.

Tani, agjenti i francezit, Mino Raiola do të jetë në kërkim të një skuadre të re për Pogban, një mision ky që nuk po shihet aspak i vështirë, pasi shumë klube janë të interesuar për të, me Real Madrid në krye.

Pikërisht, “Los Blancos” po punojnë për të marrë me parametra zero një tjetër futbollist. Francezin, Kylian Mbappe, i cili bashkë me Pogban do të rrisnin ndjeshëm cilësinë e skuadrës, për më tepër pa shpenzuar fare për transferimin e tyre./Arbresh.info

Të ngjashme