Manchester United të sigurt për transferimin e Jadon Sancho-s

08:16 | 30 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester United është i sigurt se mund të transferojë sulmuesin Jadon Sancho, pavarësisht raportimeve që lojtari preferon Liverpool-in.

Ylli i Dortmund-it që një kohë është i lidhur me United dhe rivalin Liverpool, pas një super sezoni në të cilin shënoi 17 gola dhe dhuroi 17 asistime, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” duan që gjatë verës të bëjnë disa transferime dhe thuhet se Sancho është objektivi kryesor.

Sipas Kicker, Sancho preferon skuadrën e Jurgen Klopp sepse mendon se ata kanë më shumë shanse të fitojnë trofe në edicionin e ardhshëm.

Mirëpo, raportimet e fundit thonë se United-i do bëjë gjithçka që të realizojë transferimin e Sancho-s dhe yllit të Aston Villa-s, Jack Grealish./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme