Andre Onana nuk po i mbush pritshmëritë te Manchester United, edhe pse sezoni është i gjatë. Dhe portieri kamerunas, njësoj si lojtarët e tjerë të skuadrës së Erik ten Hag pritet të përmirësohen me kalimin e ndeshjeve.
Gjithsesi, presioni është i madh dhe në “Old Trafford” presin suksese e trofe. Dhe askush nuk e ka të sigurt postin e tij. Onana duhet të rikthehet portieri që ishte tek Interi.
Gafat e kryera në Premier dhe Champions League, nuk duhet të përsëriten më. Nëse afrikani vazhdon me oshilacione, drejtuesit e klubit historik anglez janë gati të sigurojnë një tjetër “gardian” në merkaton e janarit.
Nga Spanja shkruajnë se objektivi i madh është Jan Oblak, portieri slloven i Atletico Madrid. Por tek United do e kenë të vështirë të bindin “Colchoneros” të heqin dorë nga një nga pikat më të forta të skuadrës së Diego Simeones.
Opsioni tjetër është David De Gea. Spanjolli u largua në verë nga United pas 12 viteve si “Djall i Kuq”, ndërkohë që është pa skuadër. Pasi nuk ka arritur të firmosë me një klub të madh.
Rikthimi i tij, edhe pse i vështirë për t’u besuar, mund të ndodhë pak muaj më vonë. Por gjithçka varet nga ecuria dhe paraqitjet e Andre Onanas, për të cilin sfidat e radhës janë vendimtare./ss
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...