Manchester United shpartallon Lask, me një këmbë në çerekfinale

20:48 | 12 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United e ka bërë hapin e parë pozitiv drejt kualifikimit në fazën tjetër të Evropa Ligës pasi mposhti në udhëtim Lask me rezultat 0 – 5.

Skuadra e “Djajve të Kuq” gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë, andaj me plotë meritë fitoi ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Odion Ighalo që pas asistimit të Bruno Fernandes në minutën e 28-të, pranoi topin në mënyrë të mrekullueshme dhe me vollej tundi portën e kundërshtarit, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë kishte raste të mira nga dy anët, por rrugën drejt golit e gjeti Daniel James që pas pasimit të Ighalos, kaloi mbrojtësin dhe dërgoi topin në korner të portës, kurse Juan Mata në minutën 82-të trefishoi rezultatin me pas Mason Greenwood në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2) shënoi golin e katër për mysafirët dhe goditjen përfundimtare ia dha Andre Pereira në minuten e fundit të ndeshjes (90+3).

Ndeshja kthyese mes dy skuadrave do zhvillohet në “Old Trafford” javën e ardhshme./arbresh.info.

https://twitter.com/Plasegol/status/1238190054444597248

https://twitter.com/Dybala92i/status/1238189945606615040

https://twitter.com/Bulumacleo/status/1238188821663174656

https://twitter.com/UnitedBrasil_/status/1238188248150704129

https://twitter.com/NASO_E_BI/status/1238188751718924293

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme