Google ADS

Manchester United shfaq interesim në mbrojtësin Jordi Alba

12:15 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba raportohet se është shfaqur si një shënjestër për transferim e Manchester United.

Alba ka qenë pjesë e skuadrës në Camp Nou që nga viti 2012, por sezonin e kaluar ai bëri vetëm 21 paraqitje te Barcelona që dështoi për të fituar titullin në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Barcelona ia ndërprenë kontratën këtij ylli (FOTO)

Bazuar në kanalin televiziv ‘ESPN’, kjo ka ndikuar te trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, duke shfaqur interesim për 26-vjeçari në mënyrë për të përforcuar mbrojtjen.

Mourinho është dashur të përballet me shumë lëndime të lojtarëve, gjë që e detyroi atë t’i ndryshojë pozitën shumë lojtarëve gjatë një viti shumë të tensionuar.

Ish lojtari i Valencias ka edhe tri vite në kontratën e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme