Google ADS

Manchester United rivalizon Chelsean në garë për yllin nigerian

20:50 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e yllit të Lille, Victor Osimhen.

“Djajtë e Kuq” momentalisht kanë huazuar Odion Ighalo nga Shanghai Shenhua, mirëpo dëshirojnë të transferojnë edhe një tjetër sulmues, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Le10 Sport, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për Osimhen, i cili është i kërkuar edhe nga Chelsea gjithashtu.

Osimhen ka impresionuar të gjithë në kampionatin francez duke shënuar 18 gola dhe kontribuar me katër asistime këtë sezon.

Kontrata e lojtarit me Lille i skadon në verë të vitit 2024, por nëse paguhet vlera e 50 milionë euro, atëherë është i lirë për tu larguar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme