Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e yllit të Inter, Lautaro Martinez.
Sipas Sport, “Djajtë e Kuq” besojnë se Martinez do jetë lojtari i duhur që mund të luaj pranë Anthony Martial e Marcus Rashford, transmeton portali arbresh.info.
Me dallim nga shumica e klubeve të tjera, United nuk e ka pasur problem krizën nga koronavirusi, andaj gjatë verës mund të paguajë klauzolën e argjentinasit me vlerë 111 milionë euro.
Barcelona mbetet favorite për shërbimet e 22-vjeçarit, i cili kërkohet edhe nga Manchester City, Real Madrid dhe PSG.
Kujtojmë se Inter dëshiron vetëm para për ta lejuar Martinez të largohet nga “San Siro” dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e shkëmbimeve të lojtarëve./arbresh.info.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...