Manchester United mund t’ia vështirësojë punët Barcelonës për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas Diario Sport, “Djajtë e Kuq” synojnë ta transferojnë sulmuesin me prejardhje nga Gaboni në verë, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Topçinjtë” do ta shesin Aubameyang sepse lojtari ka kërkuar largimin, ngase dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, dëshirë të cilën nuk është duke mundur ta arrij me klubin anglez.
Mirëpo, Arsenal për kartonin e ish-yllit të Borussia Dortmund kërkon 55 milionë euro.
Ka spekulime të shumta që Barcelona e do me patjetër 30-vjeçarin, por garës i është bashkuar edhe rivali, United.
I interesuar për Aubameyang mbetet edhe Real Madrid, por objektivi kryesor i këtij të fundit është Erling Haaland./arbresh.info.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...