Disfata ndaj Sheffiled ishte e bujshme, por ajo që ndodhi pas ndeshjes, që e bëri United të humbasë kryesimin ishte edhe më e keqe.
Disa tifozë e shfrynë inatin e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme, duke reaguar me sjelle raciste në drejtim të Martial dhe Tuanzebe, që i konsideruan si fajtorë për humbjen, duke i mbuluar me fyerje.
Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, madje edhe Pogba më parë ka qenë viktimë e situatave të këtij lloji, ndaj klubi ndërhyri sërish dhe Manchester United nëpërmjet faqes zyrtare u pozicionua fort kundër atyre që ishin protagonistë të fyerjeve raciste, duke i etiketuar drejtpërdrejt si “idiotë”.
Klubi publikoi një komunikatë që lë pak vend për interpretim, ku theksoi se Manchester United nuk i toleron këto sjellje dhe do të marrë masa për të identifikuar përgjegjësit teksa shkruan:
“Të gjithë në Manchester janë të neveritur nga abuzimet raciste që ju janë bërë lojtarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Dënojmë me ashpërsi këtë gjest dhe na duket shumë inkurajuese që ka edhe tifozë të tjerë që i kontestojnë ato fraza në rrjetet sociale. Manchester United rinovon tolerancën zero në drejtim të çfarëdolloj forme racizmi dhe diskriminimi. Identifikimi i këtyre idiotëve pa tru që fshihen pas anonimatit mbetet problematik. Ftojmë platformat e mediave sociale, dhe autoritetet përkatëse që të përforcojnë masat për të parandaluar sjellje të tilla”.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...