Google ADS

Manchester United prinë garën për Jadon Sanchon

15:57 | 25 Mars 2020
Arbresh Info

Manchster United është duke prirë garën për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sipas London Evening Standard, anglezi është objektivi kryesor i trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta bëjnë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit, transmeton portali arbresh.info.

Pritet që United të ofrojë 100 milionë euro për 20-vjeçarin, vlerë të cilën e kërkojnë klubi gjerman.

Në garë për shërbimet e anglezit mbesin Chelsea e Liverpool, të cilët ende nuk janë të sigurt nëse Sancho është i duhuri për formacionin e tyre./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme