Antony mund të largohet nga Manchester United vetëm pas dy viteve qëndrim në Old Traford.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Djajve të Kuq me shumë bujë dy vite më parë nga Ajax, madje gjiganti anglez pagoi 82 milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë pas 24 muajve qëndrim në Old Traford, Antony ka qenë një dëshpërim pasi nuk i ka arritur fare pritshmëritë dhe largimi i tij gjatë verës është mëse i mundshëm.
24-vjeçari në sezonin e parë realizoi tetë gola dhe asistoi në tre të tjerë, ndërsa në të dytin vetëm tre gola dhe dy asistime në 38 ndeshje.
United është i gatshëm ta shes sulmuesin brazilian dhe tani ka një interes të fortë nga skuadra arabe Al Nassr.
Gjiganti anglez është gati ta lejoj në huazim brazilianin te Al Nassr, nëse klubi arab merr përsipër 100 për qind të pagës së lojtarit e cila është hiq më pak se 100 mijë euro në javë.
Drejtuesit e dy skuadrave janë në bisedime të avancuara dhe lojtari po pret marrëveshjen mes klubeve pasi besohet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos te Al-Nassr. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...