Manchester United ka humbur me rezultat të thellë prej 4-1 kundër Watford.
Vendasit kishin mundësinë qysh në minutën e 11-të të shënonin përmes penalltisë, por i pasaktë nga pika e bardhë u tregua Ismaila Sarr.
Megjithatë, gjatë pjesës së parë Watford shënoi dy gola, të parin në minutën e 28-të përmes Joshua King, kurse atë çka nuk e bëri në minutën e 11-të, Sarr e bëri në minutën e 44-të, por jo nga pika e bardhë.
Me fillim të pjesës së dytë, Donny van de Beek shënoi në minutën e 50-të për të ngushtuar epërsinë dhe për t’i dhënë sado pak shpresa skuadrës së tij për kthim të rezultatit.
Pavarësisht kësaj, “Djajtë e Kuq” morrën një tjetër goditje në minutën e 69-të kurr Harry Maguire u ndëshua me kartonin e dytë të verdh për t’u përjashtuar nga loja.
Ëatford shënoi edhe dy gola tjeter në minutat shtesë të ndeshjes përmes Joao Pedros dhe Emmanuel Dennis.
Pas kësaj fitore, Watford renditet në vendin e 17-të me 10 pikë ndërsa Manchester United në vendin e 7-të me 17 pikë.
Mes krizës së rezultateve në të cilën po kalon United, është vetëm çështje kohe shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer.
Ndeshjet tjera janë mbyllur me këto rezultate:
Aston Villa 2-0 Brighton
Burnely 3-3 Crystal Palace
Newcastle United 3-3 Brentford
Norëich 2-1 Southampton
Wolverhampton 2-1 West Ham United.
/Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin