Manchester United është i gatshëm të shesë dy mesfushorët Paul Pogba dhe Jesse Lingard për të bërë disa transferime të reja.
Sipas Sun, drejtori i United, Ed Woodward e ka paralajmëruar klubin se pandemia e koronavirusit është duke ndikuar keq në buxhetin, andaj duhet të shiten disa nga lojtarët, transmeton GazetaScanner.
Listës i prinë Paul Pogba dhe Jesse Lingard, francezi vazhdon të kërkohet nga Real Madrid e Juventus, kurse anglezi nuk është në formën e duhur.
Me shitjen e dy lojtarëve, “Djajtë e Kuq” shpresojnë të transferojnë yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho dhe të Aston Villa-s, Jack Grealish.
Nga United mund të largohen edhe Chris Smalling, Marcos Rojo dhe Andreas Pereira./arbresh.info.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje