Google ADS

Manchester United pas Van de Beek

08:24 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United janë duke shfaqur tejet interesim për mesfushorin e Ajax, Donny van de Beek.

Sipas Marca, “Djajtë e Kuq” do provojnë të bëjnë presion me të madh te klubi holandez, në mënyrë që të arrihet marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.

Verën e kaluar Reali arriti marrëveshje me Van de Beek, por nuk arriti t’i shet James Rodriguez dhe Gareth Bale, andaj marrëveshja nuk u kompletua.

Ndërsa këtë herë thuhet se “Los Blancos” kanë interesim për mesfushorin e United, Paul Pogba, andaj kanë harruar holandezin.

United është i gatshëm të paguajë vlerën e  60 milionë euro, nëse lojtari vendosë të transferohet në “Old Trafford”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme