Manchester United dëshiron të transferojë dy yjet argjentinas Lautaro Martinez dhe Leandro Paredes.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon përforcime në sulm pasi dëshiron zëvendësimin e Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku që u larguan gjatë afatit veror.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez për një kohë të shkurtër u bë një ndër lojtarët më të mirë në Itali fal përformancave të shkëlqyera.
22-vjeçari shënoi 13 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe është i kërkuar nga Barcelona.
Ndërsa Paredes iu bashkua PSG-së vitin e kaluar dhe ka luajtur 25 ndeshje për gjigantin francez.
Mesfushori nuk është i kënaqur me kampionatin francez dhe ka dëshirë të largohet sa më shpejtë.
Këtë sezon ka bërë vetë katër paraqitje duke mos pasur mundësi për të shfaqur kualitetin e tij.
Vlera e Martinez prek shifrën prej 100 milionë euro ndërsa Paredes kushton rreth 33 milionë euro./arbresh.info.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’