Google ADS

Manchester United pa Sabitzer për pjesën tjetër të sezonit

21:51 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Mesfushori i Manchester United, Marcel Sabitzer, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.

Reprezentuesi austriak ka bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar tre gola që kur u transferua në huazim nga Bayern Munich në janar.

29-vjeçari ndihmoi United të fitonte Kupën Carabao dhe të arrinte në finalen e FA Cup të qershorit kundër Manchester Cityt.

BBC Sport kupton se nuk është marrë asnjë vendim nëse klubi do ta nënshkruajë atë përgjithmonë gjatë verës.

“Të gjithë në klub janë të zhgënjyer që humbasin shërbimet e Marcel, pasi ne përpiqemi për një përfundim të fortë të sezonit tonë në Premier League dhe FA Cup”, tha Manchester United.

Sabitzer u shfaq për herë të fundit për United si zëvendësues gjatë humbjes 1-0 në West Ham më 7 maj.

Përveç finales së FA Cup, ai do të mungojë në ndeshjet e Premier League kundër Bournemouth, Chelsea dhe Fulham./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme