Manchester United i ka ofruar shërbimet e Jadon Sanchos dhe Antony klubeve të Ligës Saudite, teksa po synojnë të rikuperojnë paratë që i shpenzuan për transferimin e tyre.
United shpenzoi në total 155 milionë euro për të transferuar dy sulmuesit, por asnjëri prej këtyre dy transferimeve nuk ka arritur të dëshmojë veten.
Sancho u përjashtua nga ekipi i “Djajve të Kuq” pas një përplasje verbale me trajnerin Erik Ten Hag, pasi tekniku holandez e kritikoi atë për mungesë të angazhimit në stërvitje, dhe kësisoji u huazua tek Dortmundi.
Antony ndërkohë, ka dështuar që të shënojë ose të asistojë në 22 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka qenë një startues i rregullt për ekipin.
Evening Standard ka raportuar se Manchester United ka kontaktuar me klubet arabe, duke shpresuar se ndonjëra prej tyre do të tregojë interesim për lojtarët e tyre.
Klubet e Lindjes së Mesme janë duke shpenzuar shuma enorme për të rekrutuar yje nga top pesë ligat evropiane, por që është thënë se në afatin e janarit janë duke kërkuar që të transferojnë lojtarë për shuma të vogla parash.
Sido që të jetë, në rast se një largim i tyre nuk bëhet i mundshëm gjatë këtij muaji, drejtuesit e klubit anglez do të shpresojnë se gjatë verës do t’i marrin të paktën nga 50 milionë euro për secilin prej tyre./Telegrafi/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...