Sipas Bleacher Report, Manchester United nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic.
Jovic mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në afatin e janarit në formë huazimi ndërsa shitja e tij mund të ndodhë në fund të sezonit.
Sipas raportimeve edhe gjiganti francez, PSG ka interesim për 21-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Ish-ylli i Eintracht Frankfurt ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitjet për “Los Blancos” derisa shumicën e ndeshjeve luan si rezervë.
Jovic nuk po arrin të luajë në formacionin e parë pasi sulmuesi Karim Benzema vazhdon me formën e shkëlqyer.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer kërkon ta forcojë sulmin dhe serbi po shihet si sulmuesi adekuat që mund t’i ndihmojë Marcus Rahsford./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...