Manchester United iu është rikthyer fitoreve ndaj Bourenmouthit.
Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar me rezultat të pastër 0 – 2, shkruan arbresh.info.
Golin e parë e shënoi në minutën e 28, nëpërmjet mbrojtësit anglez, Chris Smalling, pas një aksioni mirë të ndërtuar nga Ander Herrera dhe Marcus Rashford.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, trajneri vendas, Eddie Hoëie, tentoi të ndryshojë rezultatin duke bërë disa zëvendësime, por që nuk ia arriti.
Po ashtu, Mourinho bëri zëvendësime, duke inkuadruar në lojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku dhe mesfushori serb Nemanja Matic.
Lukaku qysh në prekjen e parë të topit, realizoi gol, në minutën e 70.
Ai u asistua nga francezi Paul Pogba.
Me këtë fitore, United vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 74 pikë, katër pikë më shumë se sa Liverpooli në pozitën e tretë. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...