Manchester United ia doli të fitonte me shumë mund ndaj Wolverhampton Wanderers në startin e tyre të edicionit 2023/24 në Ligën Premier, me rezultat 1-0.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Marcus Rashford krijoi një rast serioz për Djajtë e Kuq, por që goditja e tij u bllokua nga Jose Sa.
Pas këtij rasti, Ujqit filluan të bëjnë lojë të bukur, duke vënë në rrezik portën e Andre Onanas në disa raste.
Në minutën e 27-të, Matheus Cunha gjeti Pablo Sarabian, që lëshoi një goditje të fuqishme, por që shkoi ngjitur shtyllës.
Rast të mirë më pas lëshoi vetë Cunha (33’), që po ashtu ishte afër të mposhte portierin kamerunas.
Edhe fillimi i 45 minutave të dytë u dominua nga mysafirët, me Cunhan që goditi shtyllën e majtë në minutën e 49-të.
Man United ia filloi të këndellje nga ky presion i Wolves, duke krijuar shanse për gol.
Dhe për t’i siguruar pikët e plota u përkujdes Raphael Varane që u asistua prej Aaron Wan-Bissakas (76’) për rezultatin 1-0.
Në minutat e mbetur, Fabio Silva lëshoi dy shanse të arta për gol, apo më mirë të thuhet Onana bëri dy pritje bravuroze për të shpëtuar ekipin e tij.
Në xhiron e dytë, United do të ketë punë edhe më të vështirë, pasi përballet me Tottenhamin. /Telegrafi/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...