Nikola Milenkovic i Fiorentinës “do të shkojë në Angli” me Manchester United pretendentët kryesorë për qendërmbrojtësin, pretendon një raport në Itali.
Milenkovic, 23, u përmend rregullisht si një shënjestër e United në korrik 2019, para se Ole Gunnar Solskjaer të kthehej te Harry Maguire.
Tottenham dhe Liverpool janë përmendur si pretendentë të mbrojtësit kohët e fundit, edhe pse La Nazione këmbëngul se interesi i United mbetet.
Reprezentuesi i Serbisë është një person i kërkuar me kontratën e tij që skadon në 2022. Kjo sigurisht do të thotë që Fiorentina do të ketë vetëm një afat transferimi veror për të arkëtuar nga mbrojtësi, transmeton arbresh.info.
Ai ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në Serie A për skuadrën me bazë në Firence. Një rinovim i kontratës nuk është përmendur dhe Corriere Fiorentino thotë se Fiorentina pret që ai të largohet këtë verë.
United besohet gjithashtu se po kërkon një mbrojtës të ri si partner për Maguire. Në fakt, sipas The Athletic, një qendërmbrojtës i ri dhe një qendërsulmues është në krye të listës së kërkuar të Solskjaer./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?