Manchester United ka nisur bisedimet me agjentin e Wissam Ben Yedder, për transferimin e mundshëm gjatë verës së ardhshme.
29-vjeçari ishte në ‘radarin’ e “Djajve të Kuq” verën e kaluar, por Monaco arriti ta transferojë duke e paguar klauzolën prej 36 milionë euro nga Sevilla, transmeton portali arbresh.info.
Këtë sezon Ben Yedder ka shënuar 18 gola dhe ishte top golashënuesi se bashku me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, me të cilin mund të ndajë çmimin.
United momentalisht në skuadër kanë Odion Ighalo nga Shanghai Shenhua, deri me 30 janar, por dëshirojnë të transferojnë sulmues të tjerë.
Sipas Le10Sport, bisedimet kanë nisur dhe Monaco mund t’i ndajë rrugët shkaku i financave që kanë humbur nga pandemia e koronavirusit.
Kartoni i Ben Yedder nuk do jetë i lirë dhe do kushtojë shumë më shumë se vlera që pagoi Monaco verën e kaluar./arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...