Google ADS

Manchester United mund ta shesë Pogba-n për vetëm 50 milionë euro

19:53 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester United mund të detyrohet që në verë ta shesë mesfushorin, Paul Pogba.

Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha dhe ka goditur ekonominë e shumë klubeve, ndër to edhe “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

E ardhmja e Pogba-s në “Old Trafford” vazhdon të jetë e pasigurt sepse ende nuk e ka rinovuar kontratën, e cila i skadon në verë të vitit 2021.

Nëse francezi nuk e rinovon gjatë verës, atëherë do shitet te Real Madrid ose rikthehet te Juventus.

Kartoni i Pogba-s verën e kaluar ishte 150 milionë euro, mirëpo këtë merkato mund të shitet vetëm për 50 milionë euro.

Sipas Daily Mail, fituesi i Kupës së Botës preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme