Manchester United do t’i japë Cristiano Ronaldos aq kohë sa i duhet për t’u qetësuar, pas vdekjes së djalit të porsalindur.
Portugezi dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan lajmin e hidhur të hënën mbrëma, duke shtuar se vetëm lindja e një vajze binjake të shëndetshme u dha atyre ‘forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi’.
Ylli portugez humbi ndeshjen e së martës mbrëma kundër Liverpoolit në Anfield pasi United i dha leje për të qenë me familjen e tij.
Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick tha: “Po, sigurisht, kjo është më e keqja që mund të ndodhë. Unë jam vetë baba i dy djemve, kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo”.
“Ne jemi të gjithë pas tij, ne jemi të gjithë me të dhe dëshirojmë që ai dhe familja e tij të jenë të fortë së bashku”.
Më herët në një deklaratë nga klubi shkruhej: “Të gjithë në Manchester United dhe në të vërtetë bota e futbollit po i dërgojnë mbështetje Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij, pasi legjenda e klubit bëri një njoftim tronditës të hënën në mbrëmje”.
“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”.
“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi. Cristiano, ne të gjithë mendojmë për ty dhe po i dërgojmë forcë familjes”.
Lojtarët nga të dyja skuadrat mbanin shirita të zinj si shenjë respekti të martën mbrëma, dhe tifozët u bashkuan për të duartrokitur në minutën e shtatë – një gjest që u sugjerua fillimisht nga mbështetësit e Liverpoolit të cilët kënduan You’ll Never Walk Alone në fund të minutës.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...