Manchester United me shumë vështërsi fiton ndaj Brighton

17:54 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Manchester United ka mposhtur Brighton Albion me rezultat 1 me 0 në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

Jose Mourinho kishte vendosur të startojë me Lukakun, Martial, Mata dhe Rashford në sulm duke e lënë në bankën rezerv Ibrahimovicin dhe Mkhitaryan.

Djajtë e kuq kishin posedimin e topit 60 me 40 gjatë tërë takimit, shkruan arbresh.info.

Në minutën e 30 vendasit rrezikuan portën e Brighton nëpërmjet sulmuesit belg Romelu Lukaku.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0.

Në pjesën e dytë United sulmoi me të gjitha forcat duke rrezikuar disa herë portën nga pjesë të ndryshme të fushës.

Man Utd kaloi në epërsi në minutën e 66 nëpërmjet mbrojtësit të krahut të majt, Ashley Young.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte plotë 15 raste shënimi, pesë në kornizën e portës.

Me këtë fitore United qëndron në pozitën e dytë por me 39 pikë ndërsa Brighton në pozitën e nëntë me 16 pikë. /arbresh.info/

Të ngjashme