Manchester United ka arritur të shënojë fitore të madhe në udhëtim tek Evertoni me rezultat 3-0.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ‘djajt e kuq’, që realizuan përmes supergolit të Garanchos në minutën e tretë, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte edhe epilogu i pjesës së parë.
Teksa në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë.
Marcus Rashford në minutën e 56-të, nga pika e bardhë e penalltisë dyfishoi rezultatin e Unitedit.
Teksa Martial e vendosi epilogun final të ndeshjes në minutën e 75-të.
Kjo fitore e djajve i ngjit në pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë pikë.
Skuadra e Erik Ten Hag tani më është ofruar dy pikë zonës së Europa League teksa ndodhet katër pikë larg vendit të katërt që të dërgon në Champions League, vend të cilin e mban Aston Villa me 28 pikë.
Manchester United ndeshjen e ardhshme në Premier League e luan si mysafirë i Newcastle United, teksa në mesjavë luan luan ndaj Galatasarayt në Champions League./Arbresh.info/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...