Manchester United nuk po kalon aspak momente të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po përgatitet për sezonin e ri.
Gjiganti anglez ka marrë lajme të këqija sa i përket lëndimeve, pasi dy yjet e skuadrës do t’i mungojnë gjatë.
Transferimi i ri, Leny Yoro u lëndua ndaj Arsenalit dhe ai do t’i mungojë gjatë Djajve të Kuq.
❤️🔥 Team. pic.twitter.com/4O2FtV6FVz
— Manchester United (@ManUtd) August 1, 2024
Tanimë është konfirmuar që Yoro do të mbetet jashtë fushave të blerta për tre muaj dhe kjo është një goditje e madhe për Djajtë e Kuq.
Sikur mos të mjaftonte lëndimi i Yoros, Djajtë e Kuq kanë humbur edhe shërbimet e sulmuesit Rasmus Hojlund.
Danezi do t’i mungojë skuadrës së Erik Ten Hag për gjashtë javë, duke humbur fillimin e sezonit. Lëndimet e dy yjeve të skuadrës do të bëjnë që United t’i ndryshojë edhe planet e transferimeve.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike