Kjo është hera e parë në 20 vjet që Cristiano Ronaldo nuk arriti të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve dhe ai qeshi me ironi në poshtërimin e fundit që pësoi Manchester United nga Brighton.
Legjenda portugeze u largua nga Juventusi gjatë verës pas tre vitesh në Serie A, duke deklaruar se donte të luante në Ligën e Kampionëve me klubin e tij të vjetër Manchester United.
Megjithatë, humbja e tyre 4-0 në Ligën Premier ndaj Brighton këtë mbrëmje e bëri matematikisht të pamundur që ‘Djajtë e Kuq’ të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.
Në varësi të rezultateve të tjera, edhe Liga e Evropës mund të jetë në dyshim dhe ata mund të përfundojnë në Ligën e Konferencave për sezonin 2022-23.
Nëse Ronaldo do të mbetej në Old Trafford, do të ishte sezoni i tij i parë jashtë Ligës së Kampionëve që nga viti 2002-03 në Sporting CP.
CR7 është parë gjatë humbjes nga Brighton duke qeshur me ironi, sidomos në momentin kur pranoi golin e tretën.
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...