Manchester United ka arritur një marrëveshje me Sevillan për shitjen e përhershme të sulmuesit Mateo Mejia.
“Sevilla ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar me Mateo Mejia nga Manchester United si transferim i përhershën. Dokumentet do të nënshkruhen gjatë javës së ardhshme”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në platformën X.
“Sulmuesi i lindur në vitin 2003 do të largohet nga klubi falas pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor. Manchester United do të mbajë 25 për qind të kartonit të Mejias”, ka shkruar tutje ai.
🔴⚪️🇨🇴 Excl: Sevilla agree deal to sign Mateo Mejia from Manchester United on permanent transfer. Documents to be signed next week.
2003 born striker will leave the club on free permanent deal as contract was due to expire in June.#MUFC will have 25% sell-on clause for Mejia. pic.twitter.com/3qsy5Bh4FX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2024
20-vjeçari ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2019, por ai ka bërë vetëm 30 paraqitje në akademinë e të rinjve, për shkak të lëndimeve të shumta.
Ai u transferua nga akademia e Real Zaragozës në vitin 2019 pasi raportohet se kishte shënuar rreth 60 gola përgjatë të gjitha kategorive të grupmoshave, brenda një sezoni.
Sidoqoftë, ka dyshime të mëdha mbi gjendjen fizike të tij, andaj nuk është çudi pse klubi anglez e ka pranuar largimin e tij.
Në rast se Mejia shkëlqen me paraqitjet e tij në Spanjë, United mund të përfitojë direkt në rast se bëhet shitja e tij në të ardhmen./Telegrafi/
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...