Manchester United kontakton Gianluigi Donnarumman

20:46 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Drejtori i Manchester United, Ed Woodward raportohet se e ka kontaktuar Mino Raiolan rreth një marrëveshje me Gianluigi Donnarumman, i cili mund të zëvendësojë David de Gean në Old Trafford.

Drejtori i “Djajve të Kuq” aktualisht është në bisedime me Raiolan rreth një marrëveshje me mbrojtësin Matthijs de Ligt, i cili ka qenë që një kohë të gjatë duke u përfolur për transferim te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Por, raportet e fundit sugjerojnë se Manchester United janë gjithashtu për të kontaktuar super agjentin rreth një tjetër marrëveshje transferimi.

Ylli i Manchester United, De Gea është duke u përballur me një të ardhme të paqartë në klub pas interesimit nga Paris Saint Germaini dh Juventusi.

Marrëveshja aktuale e reprezentuesit spanjoll skadon në vitin 2020 dhe lojtari ende nuk ka nënshkruar rinovimin e kontratës.

Corriere della Sera thotë se United e ka kontaktuar Raiolan rreth marrëveshjes për Donnarumman./arbresh.info/

Të ngjashme