Ruud Van Nistelrooy nuk do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve tek Manchester United.
Menjëherë pas ardhjes së trajnerit të ri portugezit, Ruben Amorim, klubi nga Manchesteri ka dal me një komunikatë ku konfirmon largimin e holandezit nga klubi, shkruan Arbresh.info.
“Manchester United mund të konfirmojë se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u ribashkua në verë dhe ka marrë drejtimin e ekipit për katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm. Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United. Ne i jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe mënyrën në të cilën ai i është qasur rolit të tij gjatë gjithë kohës me klubin. Ai do të jetë gjithmonë shumë i mirëpritur në Old Trafford”, shkruhet në komunikatën e “Djajve të Kuq”.
Nistelrooy ka qenë ndihmës i trajnerit Erik ten Hag që nga vera e këtij viti, teksa ka udhëhequr klubin për katër ndeshje pas shkarkimit të bashkëkombësit të tij.
Ruud ka regjistruar tri fitore e një barazim në këto ndeshje, teksa stafi i ri i Amorim do të bëhet i ditur shumë shpejtë./Arbresh.info
Ruud van Nistelrooy and three first-team coaches have departed the club with our best wishes for the future.
Thank you for your unwavering commitment to United ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 11, 2024
Krasniqi takon drejtoreshën e NDI: Angazhimi i PDK-së për fu...
E konfirmuar, një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat ...
Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në qendër të K...
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksu...
Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me th...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës