Manchester United ka arritur të finale të FA Cup duke e mposhtur Tottenham Hotspurin në gjysmëfinalen e parë të kësaj gare të shtunën pasdite në “Wembley”.
Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 2-1 në një super gjysmëfinale dhe tani e pret fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Chelseat dhe Southamptonit, e cila do të zhvillohet nesër pasdite (e diele), raporton Gazeta Express.Djelmoshat e Maurico Pochettino e nisen ndeshjen shumë mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 11-të përmes Dele Allisë.
Megjithatë, një gabim i Mousa Dembeles bëri që Paul Pogba t’ia rrëmbejë topin atij dhe të asistojë për Alexis Sanchezin, i cili e futi topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë kur kishin kaluar 24 minuta lojë.
Kjo edhe ishte e gjitha në pjesën e parë.
Pas 62 minutave lojë intensive, Andre Herrena i kaloi “Djajtë e kuq” në epërsi 2-1 dhe ua siguroi finales e FA Cup.
Finalja e FA Cup do të jetë mundësia e vetme e Jose Mourinhos për të fituar një trofe këtë sezon me Manchester United.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...