Manchester United do të bëj portierin spanjoll, David De Gea, lojtarin më të paguar në klub, për të larguar interesimin e Real Madridit.
De Gea ishte shumë afër largimit nga Old Trafford për në Real Madrid në verën e vitit 2015, dhe kohëve të fundit është raportuar se ai do të rikthehet në Spanjë.
27 vjeçari i cili në sezonet e fundit është shndërruar në portierin më të mirë në botë, ka kontratë me ‘djajtë e kuq’ deri në verën e vitit 2019.
Sipas “The Sun” Jose Mourinho dëshiron që ta rregullojë këtë situatë sa më shpejt dhe tashmë klubi do të hap bisedimet me reprezentuesin spanjoll gjatë javë në vazhdim, transmeton arbresh.info.
Raportohet se United e ka në plan t’i ofrojë 300 mijë funte në javë, pagë kjo të cilën aktualisht e ka edhe Paul Pogba. Klubi anglez shpreson se ai do të nënshkruajë para fillimit të kampionatit botëror ‘Russia 2018’ që do të mbahet këtë verë.
De Gea edhe në këtë sezon është një nga lojtarët kyç të United, edhe pse kanë mbetur mbrapa në luftën për titull me Manchester City. /arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet