Manchester United është në pole-pozicion për të nënshkruar me Alexis Sanchez, pas më shumë se nëntë muaj interesim për të.
United është shumë afër marrëveshjes me Arsenalin për kilianin për shumën e 40 milionë funteve, transmeton arbresh.info.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për Pep Guardiolën dhe Manchester City, të cilët ishin favorit për të nënshkruar me ish yllin e Barcelonës.
Tashmë raportohet se United i ka ofruar pagë prej 300 mijë funte në javë në një kontratë afatë gjate.
Interesimi i ‘djajve të kuq’ u bë publik vetëm javën e kaluar.
Por, sipas “Starsport” United kontaktin e parë me kampin e Sanchezit ka bërë verën e kaluar.
Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho do të përdorë mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan si një ‘karrem’ për ta mbyllur marrëveshjen me Arsenalin.
Sanchez u la jashtë skuadrës nga trajneri francez, Arsene Wenger, në humbjen 2 me 1 ndaj Bournemouth që u zhvillua të shtunën, ai pas ndeshjes deklaroi se largimi i tij është shumë afër.
City ishte favoriti kryesor për reprezentuesin kilian duke ofruar 60 milionë funte, pasi ishin shumë afër transferimit të tij në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, por që marrëveshja kishte dështuar në minutat e fundit.
Sipas mediave anglez, pronari Khaldoon Al-Mubarak, nuk ishte i gatshëm të futet në garë me Manchester United, për një lojtar i cili në qershor do të jetë lojtar i lirë.
‘Qytetarët’ kanë bërë të qartë se nuk do të pagujnë më shumë se 20 milionë funte, duke përfshirë këtu edhe pagesën për agjentin.
Në rast të nënshkrimit me Sanchez, do të ishte një ‘shuplakë’ në fytyrë për Guardiolan, i cili në të kaluarën kishte punuar me Sanchez në Barcelonë.
United sonte do të takohet me Stoke Ciyt në Old Trafford nga ora 21:00. /arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”