Manchester United ka hapur negociatat e transferimit me skuadren e Bundesligës, RB Leipzig për Amadou Haidara, i cili aktualisht është duke u aktivizuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Kjo sipas gazetarit, Jonathan Shrager, i cili këtë gjë e bëri të ditur përmes “Tëitter”.
“Ndërsa bisedimet në fazën paraprake, më është thënë se tani ka një dialog hapës midis Man United dhe RB Leipzig në lidhje me Amadoi Haidara”, tha Shrager.
Kohët e fundit ka pasur një përparim në sagën e transferimeve sepse ndërkombëtari nga Mali ka qenë i lidhur me United që kur Ralf Ragnick mori detyren e menaxherit në mënyrë të përkohshme.
Bisedimet janë në fazën paraprake tani me klubin që shpreson të arrijë një marrëveshje, por “Chronicle Live” beson se do të ketë konkurrecë nga Newcaslte United për nënshkrimin e mesfushorit.
“Mirror” raportoi se Leipzig ka rënë dakord verbalisht për 33 milionë funte për lojtarin, megjithatë, ende nuk është bërë anjë ofertë zyrtare./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...