Legjenda e Manchester United, Edwin Van der Sar, ka këshilluar klubin të bëjnë edhe dy ose tri transferime në mënyrë që të garojnë me Liverpool e Manchester City.
“Djajtë e Kuq” momentalisht janë në pozitën e pestë në tabelë dhe synojnë të hyjnë në top katër, në mënyrë që të luajnë në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Legjenda holandeze ka kërkuar nga United të transferojë dy ose tre lojtarë, në mënyrë që të përforcohen edhe më shumë.
“Periudha nën Solskjaer është e mirë, mendoj se në nëntë javët e fundit, janë duke luajtur edhe më mirë”.
“Pikët janë duke i fituar. Kanë rezultate të mira kundër skuadrave të mira. Sigurisht, shpresoj që liga të vazhdojë sepse më shumë mundësi do arrijnë të jenë në Ligën e Kampionëve”.
“Mendoj se gjëja kryesore është të fokusohen në sezonin e ardhshëm dhe të transferojnë dy ose tre lojtarë, do të jenë në garë kundër Liverpool dhe Manchester City”, deklaroi ai.
Në listën e United për transferimet e verës ndodhen lojtarët, si Jadon Sancho, Jack Grealish dhe Jude Bellingham./arbresh.info.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...