Gjiganti anglez, Manchester United është në kontakt me rivalët e Chelseat për yllin brazilian, Willian.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Djajtë e Kuq kanë qenë në kontakt me Chelsean për një marrëveshje për Willianin.
Jose Mourinho ka të ngjarë të jetë në treg për përforcime pasi ka rënë më tej pas Manchester Cityt në garën e titullit pas barazimit të fundit 2-2 me Leicester Cityn.
Raportet në Itali pretendojnë se Interi është i vendosur të bëjë një lëvizje huazimi për 28-vjeçarin, Mkhitaryan, pasi ai ka keqkuptime me Mourinhon që nga muaji i kaluar.
Mou dhe Mkhitaryan kanë prishur marrëdhëniet dhe portugezi pos shikon zëvendësues për të
Dhe Unitedi thuhet se po e konsideron Willianin dhe Mesut Ozilin e Arsenalit si opsione për të zëvendësuar mesfushorin armen, përcjellë Telegrafi.
Unitedi i ka kërkuar Chelseat t’i mbajë të informuar për situatën e Willian dhe gjithashtu Ozili është ofruar si agjent i lirë për vitin e ardhshëm.
Megjithatë, afrimi i yllit brazilian nga Djajtë e Kuq do të jetë i vështirë, pasi edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte nuk është i kënaqur me fondin e lojtarëve.
Trajneri italian disa herë është shprehur i pakënaqur me blerjet që kanë bërë drejtuesit e skuadrës së tij, duke theksuar se do të jetë vështirë konkurrimi për tituj këtë sezon. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...