Manchester United ka disa emra në listë për zëvendësimin e Jadon Sanchos

11:02 | 21 Shtator 2023
Arbresh

Erdhi me bujë të madhe nga Borusia Dortmund tek Manchester United, por yllit anglez, Jadon Sancho duket se i ka humbur shkëlqimi.

Anglezi, përveç që nuk po kalon një formë fare të mirë tek “djajt e kuq”,  ai është konfrontuar edhe me trajnerin, Erik ten Hag, kjo pasi ai e kishte kritika  ndaj anësorit anglez, shkruan Arbresh.info.

Samcho, ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke potencuar se ai nuk është fajtori dhe se gjithmonë ka pasur sjellje të mira edhe në stërvitje.

Por, Komisioni Disiplinor i Unitedit ka vendosur që Sanchon t’a mbajë jashtë grupit të ekipës së parë deri në një vendim të ardhshëm lidhur me rastin e tij.

Të gjitha këto mosmarrëveshje mund të largojnë Sanchon nga gjigandi anglez.

Ndërkohë që “djajtë” nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë pas disa lojtarëve që mund t’i marrin falas në merkaton e janarit.

Një prej tyre është Eden Hazard, i cili pas dështimit të tij me Real Madridin ka mbetur pa ekip./Arbresh.info/

Anwar El Ghazi është një tjetër emër që u lakua për një transferim të mundshëm tek Unitedit, ish- lojtari i Aston Villës e njeh mjaftë mirë Premier Leaguen pasi ka luajtur disa vite aty.

Papu Gomez dhe Andre Ayew, janë dy lojtar tjerë që kanë rënë në radarin e Unitedit./Arbresh.info/

Të ngjashme