Google ADS

“Manchester United ka bërë gabim të madh që e ka shitur Rome Lukaku-n”

16:14 | 10 Maj 2020
Arbresh Info

Legjenda e Inter-it, Ivan Cordoba beson se Manchester United ka bërë gabim të madh që e ka shitur Romelu Lukaku-n, gjatë verës së kaluar.

“Djajtë e Kuq” e shiten belgun te Inter për 76.5 milionë euro, skuadër në të cilën është duke shkëlqyer momentalisht, transmeton portali arbresh.info.

Për United, Lukaku arriti të shënojë 15 gola në të gjitha garat, mirëpo vetëm dy nga to ishin në 14 paraqitjet e fundit nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

Kurse, momentalisht është duke shkëlqyer nën urdhrat e Antonio Conte dhe kjo e ka bindur Cordoba-n se klubi anglez ka gabuar me shitjen e 26-vjeçarit.

“Lukaku është lojtar i pabesueshëm. Manchester United nuk e kuptoi potencialin e lojtarit dhe sezoni i fundit ishte i keq për të. Në mendimin tim, Lukaku është duke provuar se është kampion”.

“Premierë Liga e përmirësoi shumë atë, është lider që ndryshon gjithçka”.

“Është turp që Manchester United e shiti, por jam i lumtur që Inter e bleu. Antonio Conte ka lëvdata për formën e tij te Inter”, përfundoi legjenda e “Neurazurëve”.

Gjatë këtij sezoni, Lukaku ka shënuar 23 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat dhe ka formuar një dyshe mjaftë të rrezikshme me Lautaro Martinez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme