Drejtori i financave në Bayern Munich, Jan Christian Dreesen ka zbuluar që klubi në Bundesliga ka refuzuar një ofertë prej 85 milionë për Thomas Muller nga Manchester Untied.
Sulmuesi 27-vjeçar nga Gjermania ishte subjekt i një oferte madhështore nga “Djajtë e Kuq”, por Bayerni ka refuzuar ofertën sepse ata nuk dëshirojnë të “dobësojnë” Mullerin, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë me gazetën ‘Sport Bild’, Dreesen ka thënë se skuadra e Jose Mourinhos në Premierë Ligë ka përgatitur një ofertë vërtetë të madhe për yllin e tyre.
“Ishte vërtetë një gjë e madhe. Një ofertë erdhi nga Anglia”, tha fillimisht Dreesen. “Megjithatë, për ne shitja e Thomas Muller nuk është diskutuar asnjëherë”
“Nëse një lojtar përshtatet këtu, ne do të ishim budallenj nëse lejojmë atë të largohet vetëm për të dobësuar atë. United kishte një buxhet të mirë verën e kaluar, gjë që vërtetua me transferimin e Paul Pogbas për 89 milionë funte, dhe shtesave të tjera si Zlatan Ibrahimovic dhe Henerikh Mkhitaryan”
“Muller është një produkt i sistemit të ri të Bayernit. Ai ka shënuar 156 herë në të gjithë kompeticionet për ‘Bavarezët’ që nga debutimi në vitin 2008”, shtoi ai./arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...