Google ADS

Manchester United-i rikthen interesimin për Gareth Bale

14:01 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Manchester United-i është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Real Madrid-it, Gareth Bale.

Uellsiani ka pranuar që është duke kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu” sepse nuk ka vend në projektin e Zinedine Zidane-s, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” edhe më herët ishin të interesuar për 31-vjeçarin, ndërsa raportimet e Marca thonë se do provojnë përsëri ta transferojnë.

Real-i nga ana tjetër vetëm që ta largojë Bale, do e lejojë të largohet me parametra zero, por problem mbetet paga e lojtarit, i cili kërkon se paku 10 milionë euro për sezon.

Tottenham-i gjithashtu është i interesuar për Bale, mirëpo nuk kanë para që të arrijnë marrëveshje.

United-i thuhet se edicionin e kaluar ka ofruar rreth 100 milionë euro, vlerë e cila është refuzuar nga Perez, i cili besonte se Bale do ishte pjesë e projektit të Zidane-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme