Manchester Unitedi ia ka bërë Fiorentinës një ofertë të lartë prej 55 milionë eurove për anësorin italian, Federico Chiesa.
Përfaqësuesi italian kërkohet nga disa klube në Serie A, përfshirë Interin dhe Juventusin.
Por, mediat italiane raportojnë se gjiganti i Premierligës e ka bërë lëvizjen e parë për të, pak pasi presidenti i Fiorentinës, Rocco Commissio, tha se është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin për ofertën e duhur.
Gazeta La Nazione raporton se Unitedi e ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurove për Chiesan, i cili i shënoi 10 gola në Serie A këtë sezon.
E ardhmja e tij është larg Fiorentinës, me gjasë në ndonjë klub të madh italian apo anglez. /Gazeta Express/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63