Manchester United-i ka bërë hapin e madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Evropa Ligës me fitoren ndaj Copenhages.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat të ngushtë 1 – 0, për t’u kualifikuar në raundin tjetër, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë me vendasit që dominuan tërë ndeshjes.
Mason Greenwood shënoi në pjesën e parë, por goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Ndërsa, raste të mira të cilat lehtësisht mund t’i shënonte ishin nga Anthony Martial, por nuk ia doli t’i konkretizoi.
Edhe mysafirët kishin disa mundësi, mirëpo assesi nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.
Fitoren vendasve ia siguroi ylli i skuadrës Bruno Fernandes në vazhdime, në minutën e 94-të nga pika e bardhë.
Manchester United-i në gjysmëfinale do përballet me fituesin e ndeshjes Sevilla – Wolves./arbresh.info.
https://twitter.com/ricky91730734/status/1292934086869291008
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...