Manchester United i kërkon informacione Real Madridit rreth Gareth Bale

17:18 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e superyllit të Real Madridit, Gareth Bale.

Bale në këtë sezon nuk është duke kaluar në formë të mirë me ekipin madrilen, për shkak të lëndimeve.

Ky problem me lëndimet e reprezentuesit uellsian kanë ndikuar direkt në formën e ‘los blancos’ në këtë sezon.

Megjithatë, Bale ka arritur të këndëllet nga lëndimet e tij, dhe shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube, të cilën Reali e fitoi.

Sipas gazetës spanjolle “Diario Gol” Manchester United vazhdon të mbetet i interesuar për ish lojtarin e Tottenhamit dhe Southamptonit, transmeton arbresh.info.

Interesimi i djajve të kuq për 29 vjeçarin është i dokumentuar.

Gjiganti anglez ka tentuar dy herë të nënshkruajë me Bale gjatë viteve të fundit, sa ishin trajnerë Sir Alex Ferguson dhe David Moyes.

Real Madrid Manchester United Gareth Bale

Besohet se Jose Mourinho i ka kërkuar Realit që ta njoftojë Bale se United është i gatshëm të nënshkruajë me të.

Në muajin gusht të këtij viti, Bale kishte lavdëruar punën e Mourinhon në gjigantin anglez. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme