Manchester United-i synon ta përforcojë sulmin gjatë verës me yllin e Inter-it, Lautaro Martinez.
Argjentinasi ka vëmendjen e top klubeve dhe sipas Don Balon, edhe United-i ishte i interesuar në verën e kaluar, por nuk kishin para që të paguajnë 136 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” do provojnë transferimin e Martinez-it në të ardhmen e afërt, që shpresojnë që do e përforcojë sulmin dukshëm.
United-i gjatë verës transferoi Edinson Cavani-n si agjent i lirë, mirëpo lojtari është për një vit, andaj Martinez shihet si alternativë adekuate.
Meqenëse dështuan në transferimin e Jadon Sancho-s, gjiganti anglez tani kthyer tërë vëmendjen për talentin 23-vjeçar.
Sidoqoftë, interesim për lojtarin kanë edhe Real Madrid-i, Barcelona, Manchester City dhe PSG./arbresh.info.
Nis darka e të nominuarve me pyetjet nga publiku – E para që...
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza