Manchester United i hapur për të shitur Adnan Januzajn

16:35 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

Manchester United raportohet se është i hapur ndaj ofertave për sulmuesin kosovar Adnan Januzaj gjatë merkatos verore të transferime.

22-vjeçari iu bashkua Manchester United në vitin 2011 dhe shpenzoi dy vite në sistemin e të rinjve te klubi në Old Trafford para debutimit në skuadrën e parë gjatë edicionit 2013/14, transmeton portali arbresh.info.

Pritshmëritë kanë qenë të mëdha ndaj reprezentuesit të Belgjikës, por Janzuaj arriti të shënoj vetëm një herë brenda shtatë paraqitjeve te Manchester United gjatë edicionit 2015-16 para transferimit në formë huazimi te Sunderlandi verën e kaluar.

Januzaj dështoi gjithashtu për të shënuar brenda 25 paraqitjeve te Sunderlandi që tashmë është dëbuar nga Premierë Liga dhe sipas kanalit ‘ESPN FC’, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i hapur për të shitur anësorin gjatë kësaj vere.

Raporti pretendon që Januzaj, i cili ka edhe një vit në kontratën me “Djajtë e Kuq”, do të jetë në dispozicion për 8 deri 12 milionë funta./arbresh.info

Të ngjashme